Kush janë milionerët që nuk arritën të rizgjidhen kryetarë komunash - Nga SYRI KOSOVA

Prishtinë - Disa e pritën humbjen, e disa u befasuan për të keq. Pak prej tyre në borxhe e shumica nuk ia dijnë skajin pasurisë. Kush janë kryetarët milionerë që nuk arritën të ri-zgjidhen në postin e tyre në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021? Syri.net Kosova iu sjell detaje.

Më 14 nëntor, në 21 komuna të Kosovës u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pas atij të parit më 17 tetor kur u zgjodh udhëheqësia lokale në 17 komuna. Në disa prej komunave, kryetarët e deritanishëm nuk arritën që ta marrin edhe njëherë besimin e qytetarëve, shkruan Syri.net Kosova. Ani se nuk arritën të zgjidhen kryetar, shumica prej tyre nuk është se do të mbesin keq nëse nuk e gëzojnë pagën e kryetarit tani e tutje. Kjo pasi, pasuria e disa prej tyre kap vlera marramendëse.

Kush janë kryetarët që humbën zgjedhjet lokale dhe cila është pasuria e tyre

Syri.net Kosova, më poshtë në një hulumtim iu sjell dëshmi sesa të pasur ishin ish-kryetarët e disa prej komunave

Lutfi Haziri

Haziri nuk do të jetë më kryetar i Gjilanit. Ai të dielën e 14 nëntorit humbi betejën e balotazhit, ndaj kundërkandidatit të tij, Alban Hyseni. E 'Luta' sic e thërrasin të gjithë, hyn në mesin e zyrtarëve më të pasur në Kosovë. Ai si pasuri ka deklaruar 13 toka dhe një banesë në pronësi të tij dhe bashkëshortes. Vlera e kësaj pasurie arrin afër 2 milionë euro.

Haziri para të kursyera së bashku me gruan dhe prindin e tij ka deklaruar mbi 265 mijë euro, derisa të hyra nga pagat për vete, gruan dhe babain kishte deklaruar mbi 15 mijë euro.

Rufki Suma

Suma që qeverisi me Hanin e Elezit tash e shumë mandate dhe që fitonte vazhdimisht pa balotazh e pa fushatë, në këto zgjedhje nuk arriti ta bëjë të njejtën gjë. Ai u mposht nga kundërkandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. Por, kur vie puna tek pasuria, as Suma nuk qëndron keq. Ai në AKK ka deklaruar se ka 5 toka në vlerë afër 100 mijë euro dhe një shtëpi 197 metra katror në vlerë 59 mijë euro. Ai vozitë një veturë 'Touran' në vlerë 4 mijë e 500 euro.

Para të gatshme në bankë, Suma i ka deklaruar afër 50 euro, derisa të hyrat vjetore të tij kapnin vlerën e 20 mijë eurove nga paga e kryetarit dhe pensioni i TMK-së

 

Qëndron Kastrati

Kastrati udhëhoqi me Kamenicën për katë vite, por nuk arriti ta përsëris suksesin e 2017-ës. Ai u mposht nga kundërkandidati nga radhët e VV-së në balotazh, Kadri Rrahimaj. Në krahasim me ish-kryetarët, Kastrati po del të jetë më i varfëri. Ai në AKK, ka deklaruar se në emër të tij nuk ka ndonjë pasuri të paluajtshme. Ai në emër të babait ka deklaruar se ka një shtëpi, truall dhe lokale që kapin vlerën e 200 mijë eurove. Në emër të tij ai ka veturën në vlerë 11 mijë e 300 euro.

 

Para të gatshme në bankë, Kastrati i ka deklaruar afë 6 euro, derisa në llogarinë e babait mbi 3 mijë euro. Kastrati ka kogja detyrime ndaj bankave. Vlera e tyre shkon në mbi 100 mijë euro, të cilat janë marrë për blerje të banesës, veturës dhe shkollimin e vëllait. Të hyrat vjetore të Kastratit janë 14 mijë e 65 euro, derisa për babain e tij ai ka deklaruar se merr mbi 10 mijë euro në vit.

 

 

Agim Bahtiri

E humbi Mitrovicën e Jugut, pa pasur nevojë për ta pritur balotazhin. Ai u mposht në raundin e parë nga Bedri Hamza i PDK-së. Në bazë të deklarimeve që ka bërë Bahtiri në AKK,  del të jetë kogja i pasur. Ai tek pasuritë e paluajtshme ka deklaruar katër shtëpi ku njërën nga to e ka blerë  me kredi në vlerë prej 860 mijë eurosh,kurse tre të tjerat i ka të trashëguara, njëra nga to ka vlerën e 200 mijë eurove dhe dy të tjera nga 150 mijë euro.

Para të gatshme në bankë ai ka deklaruar 9 mijë e 500 euro, derisa të hyrat vjetore nga pozita e kryetarit i kishte 17 mijë e 687 euro.

Mytaher Haskuka

'Myta' nuk arriti ta përsëris suksesin e 2017-ës. Ai u mposht nga kundërkandidati nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, në raundin e dytë. E Haskuka, për nga pasuria mund të cilësohet njëri nga ish-kryetarët milionerë. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Haskuka ka deklaruar një pasuri prej afër 3 milionë eurove. Ish-kryetari i Prizrenit ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë prej 270 mijë euro, shtëpi, dy objekte në vlerë prej 300 mijë euro, shitore 150 mijë euro, shitore 120 mijë euro, ara punuese (toka) 1.2 milionë euro, ara punuese 300 mijë euro, banesë 54 mijë euro, tokë bujqësore 33 mijë euro.

Haskuka gjithashtu ka edhe një veturë në vlerë prej 14 mijë eurove. Para të gatshme në bankë ka deklaruar se ka mbi 14 mijë euro.

Të hyrat e tij vjetore kapnin shifrën e 20 mijë eurove, nga paga e kryetarit dhe qiraja e banesës.

 

Naim Ismajli

Pasuri të madhe të palujtshme ka edhe ish-kryetari i Shtimës, Naim Ismaili, i cili u mposht nga Qemajl Aliu i VV-së.

Ai në AKK ka deklaruar pasuri në vlerë afër 500 mijë euro.

 

Para të gatshme ish-kryetari i Shtimës në bankë ka deklaruar se i ka 9 mijë e 45 euro, derisa për blerjen e një veture me 'leasing' ai ka detyrime në vlerë 39 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Ismajlit përveq nga paga e ish-kryetarit 15 mijë e 121 euro, vijnë edhe nga kolegji privat AAB mbi 10 mijë euro.

Bekim Jashari

Skënderaj, nuk do ta ketë më kryetar Jasharin. Ai u mposht nga kundërkandidati nga radhët e PDK-së, Fadil Nura. Ndonëse postin e kryetarëllëkut nuk do ta ushtroj, Jashari për nga pasuria nuk i ka punët keq. Ai të deklaruar në AKK ka një shtëpi me oborr, tokë dhe pronë të palujtshme për qirambatje për 99 vite në vlerë 12 mijë e 125 euro. Ai posedon një veturë në vlerë 20 mijë euro.

Para të gatshme në bankë Jashari ka deklaruar mbi 80 mijë euro.

Të hyrat e vetme vjetore, Jashari i kishte nga paga si kryetar i komunës. Vlera vjetore 14 mijë e 831 euro.

Xhafer Tahiri

Tahiri, nuk arriti të ri-zgjidhet kryetar i Vushtrrisë. Ai humbi garën përballë Ferit Idrizit të PDK-së. Ish-kryetari, Tahiri, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar kogja pasuri. Ai ka deklaruar se ka një shtëpi banimi dhe një truall dhe të dyja kapin vlerën e 175 mijë eurove si pasuri e paluajtshme. Tahiri në AKK ka bërë të ditur se posedon një veturë të tipit “VW Tiguan”, që kushton rreth 13 mijë euro.

 

Kurse sa i përket parave të gatshme, Tahiri i LDK-së ka 13 mijë e 570 euro në institucionet bankare.


Më poshtë gjeni të hyrat vjetore të kreut të Vushtrrisë:

Shënim: Të dhënat janë marrë nga Agjencia AntiKorrupsion, rubrika Deklarimi i Pasurisë në nivel komunash për vitin 2021/ Dardan Gashi