Mos i humbisni këto meme: Rruga më e çuditshme në Shqipëri

Aktivisti dhe 'mbreti i memeve' Genc Sejko ka krahasur rrugën e inaguruar dje nga Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, me rrugën e Shqipërisë për në BE.

‘Kjo është pak a shumë rruga e Shqipërisë për në BE’, shkruan Sejko në Facebook.

Banorët e disa fshatrave malorë të Bulqizës kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë “rrugën”.

Por ajo duket rruga më e çuditshme në vend. Rrjeti nuk është ndalur dhe ka prodhuar dhjetëra meme: