Bradley Cooperit iu deshën katër vite për të treguar nëse kishte qenë në një lidhje me Lady Gaga-n

Në vitin 2018, filmi "A Star is Born" me Lady Gaga dhe Bradley Cooper theu rekord shikueshmërie.

 Në film, Bradley Cooper luan rolin e një muzikant, Jack, i cili ndihmon një këngëtare të re, personazh i luajtur nga Lady Gaga që të bëhet e famshme pasi mosha dhe alkoolizmi e kishin çuar karrierën e tij në një spirale në rënie.

Dashuria e dy protagonistëve magjepsi publikun, ndërsa pas shfaqjes së filmit qarkulluan zëra për një marrëdhënie mes të dyve në jetën reale.

 Ndarja e tyre nga partnerët në atë kohë nuk kaloi pa u vënë re.

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë deklarata të qarta për këtë çështje.

Katër vite më vonë, aktori dhe babai i një fëmije sqaroi gjërat, duke thënë se gjithë ai sensualitet në skenë ishte për shkak të ankthit të tij, të cilin i duhej ta këndonte live para kaq shumë njerëzve.

“Kjo është e vërtetë. Në këtë skenë të filmit, çifti bie në dashuri. Është ky momenti shpërthyes që u ndodh të dyve në një skenë para mijëra njerëzve.”.

Megjithatë, shumë fansa të aktorit duan që Bradley të martohet sërish me Irina Shayk, nënën e vajzës së tij.

Bukuroshja brune është parë me ish-partnerin e saj në një dalje të përbashkët në një zonë të Manhattan-it dhe automatikisht ndezi thashethemet për një ribashkim të mundshëm.

Sigurisht që kamerat e paparacëve kanë kapur çiftin, të cilët dukej se po kalonin shumë mirë së bashku, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.