UEFA ul dënimin ndaj Hungarisë për sjelljen e tifozëve në Europian

UEFA e zvogëloi dënimin e vendosur ndaj Hungarisë për sjellje diskriminuese nga tifozët hungarezë gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian të verës nga tri në dy ndeshje me dyer të mbyllura, duke pranuar kështu pjesërisht apelin e paraqitur nga federata përkatëse e interesuar.

Prandaj, ekipi kombëtar hungarez do t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme me dyer të mbyllura, por e dyta do të mbetet e pezulluar për dy vite, thanë nga UEFA.

Nga ana tjetër, Federata Hungareze e Futbollit është gjobitur me 100 mijë euro, si dhe do të duhet të vendosë një pankartë me shkrimin “EqualGame”, me logon e UEFA-s.

Sanksioni u vendos ndaj Hungarisë më 9 korrik, pas thirrjeve homofobike dhe diskriminuese të tifozëve vendas, gjatë ndeshjeve të luajtura në Budapest kundër Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë.

Hungaria përfundoi gjithashtu në “radarët” e FIFA-s, e cila në shtator vendosi ta dënojë me dy ndeshje pa tifozë, si dhe gjobë prej 200.000 frangash zvicerane.

Shkaku? Thirrjet raciste të tifozëve hungarezë kundër lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2022.