Historia/ Konflikti që monstra pati me babain e fëmijës që vrau

Në çrregullimin mendor që e çoi Klodian Çalamanin deri në vrasjen e një fëmije, është e vështirë të vendosësh një rend logjik, por nëse shihet me kujdes historia që e çoi atë në në burg në vitin 2006, një nga shpjegimet për krimin makabër është hakmarrja e shfrenuar për babain e Mateos. Vrasësi mund të ketë pasur një mllef të akumuluar për babain e 8-vjeçarit dhe fiksimi për t’u hakmarrë, mund të ketë çuar deri në goditjen vdekjeprurëse të fëmijës, si një formë ndëshkimi për babain.

Për të kuptuar më mirë historinë e konfliktit, ia vlen të lexohet me kujdes vendimi i gjykatës së Fierit, ku detajohet ngjarja që çoi në burg Klodian Çalamanin dhe Florian Vasiun, për pengmarrje. (Dokumenti e plotë në fund të shkrimit).

Me pak fjalë, konflikti nisi kur Florian Vasiu, (xhaxhai i Mateos) kërkoi t’i shprehte pëlqimin një vajze 16-vjeçare në Fier. Klodian Çalamani ishte shok me Florianin. Ai i doli në mbrojtje kur i dashuri i vajzës, e shau dhe për pak e rrahu Florianin.

Pas incidentit, Klodian Çalamani bashkë me Florian Vasiun morën peng vajzën.

“Sipas dëshmitares, dy të dënuarit e qëllonin me pëllëmbë në fytyrë dhe me shkelma në kurriz dhe këto veprime i shoqëronin me fjalët: “Kë na ke vënë ti neve për të na rrahur? Ndërkohë, shanin me fjalë të rënda” thuhet në vendimin e gjykatës së Fierit.

Ishte pikërisht vëllai i Florianit, babai i Mateos, që ndërhyri në banesë që vajza të largohej nga shtëpia, ku u mbajt peng dhe u dhunua për gati 20 minuta.

Pasi ndërhyri për lirimin e vajzës, vëllai i Florianit dha dëshminë e tij në gjyq. Aty ai kishte mohuar faktin se Klodian Çalamani, kishte shuar sherrin e Florianit me të dashurin e vajzës.

Si përfundim, Klodian Çalamani bëri 4 vite burg dhe në ditët e gjata që ka kaluar në qeli, urrejtja për familjen Vasiu ishte shumëfishuar. Megjithëse dënimi i mbaroi 11 vite më parë, duket se mllefi me familjen Vasiu nuk iu shua.

Në përpjekje për t’i dalë në krah shokut të tij, Florian Vasiut, kishte përfunduar në burg. I braktisur nga familja dhe me një histori dhune që e pati shoqëruar gjithë jetën, ai i mori jetën fëmijës së pafajshëm për atë që kishte ndodhur në të shkuarën, duke bërë një krim të paimagjinueshëm motivet e të cilit e vendosin atë./Lapsi.al