I puthte dhe këmbët por dashuria e madhe mbaron për çiftin e njohur të showbizit

 Camila Cabello dhe Shawn Mendes të cilët janë bashkë prej dy vitesh, përmes një deklarate të përbashkët në Instagram kanë bërë të ditur se lidhja e tyre ka marrë fund.

 Cabello dhe Mendes, të cilët shfaqnin imazhe sy më sy kudo që shkonin, e shpallën lajmin e ndarjes së tyre në rubrikën “stories” të llogarive të tyre në Instagram. 

"Kemi vendosur t'i japim fund lidhjes sonë romantike. Por dashuria për njëri-tjetrin si qenie njerëzore është më e fortë se kurrë", shkruan ata në deklaratën e përbashkët.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes deklaruan se e nisën lidhjen e tyre si miq të mirë por dhe tani e tutje do të vazhdojnë të jenë miq të mirë. 

Çifti gjithashtu falënderuan të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj tyre gjatë marrëdhënies së tyre.

Cabello, 24 vjeç dhe Mendes, 23 vjeç, u fotografuan duke u puthur në një plazh në Miami fundjavën e kaluar. 

Megjithatë, disa detaje në ato imazhe ishin objekt diskutimi në platformat e mediave sociale. 

Fakti që Mendes nuk e preku asnjëherë Cabellon gjatë puthjeve shkaktoi disa komente se “ata nuk e duan njëri-tjetrin si dikur”.

Historia e dashurisë së Camilla Cabello dhe Shawn Mendes , e cila përfundoi pas dy vitesh , ka një histori si një film.

Çifti, i cili u bë i afërt dhe nisi të dashurohej pas klipit të një kënge duet, po tregonte vazhdimisht se sa shumë e donin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. 

Fansat e çiftit të ri, të cilët nuk u ndanë kurrë nga njëri-tjetri gjatë pandemisë së Koronavirusit , mbetën të shtangur nga ky njoftim i ndarjes teksa prisnin lajmet e fejesës prej tyre.