Ndërron jetë shkrimtari dhe dramaturgu i madh Fadil Kraja

Teatri Migjeni i Shkodrës njoftoi sot me hidhërim të thellë se vdiq në moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorësi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! U prehsh në paqe Fadil Kraja!" përfundon njoftimi.