Vendim revolucionar nga Apple! Ja çfarë do t’ju sigurojë atyre që duan të bëjnë vetë riparimet e celularit

Në deklaratën e bërë nga Apple , theksohet se aksesi i përdoruesve në pjesët rezervë origjinale nuk do të jetë i kufizuar si më parë, dhe u tha se përdoruesit mund të bëjnë riparimet e tyre me pjesët, dokumentet dhe mjetet e ofruara nga Apple.

Në deklaratë thuhet se pronarët e iPhone 12 dhe iPhone 13 mund të blejnë pjesët më të rëndësishme të këmbimit si baterinë, ekranin dhe modulin e kamerës direkt nga Apple dhe mund t'i zëvendësojnë vetë me mjetet e ofruara nga kompania.

Shitjet e pjesëve për vetë-riparimin e përdoruesve do të fillojnë në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të zgjerohen në vende të tjera në vitin 2022. 

Përdoruesit do të mund të blejnë gjithashtu pjesë për kompjuterë Mac me çipin M1 në një kohë të mëvonshme. 

Apple pritet të ofrojë më shumë se 200 pjesë dhe mjete për riparimet më të zakonshme.

Apple më parë ofronte akses në pjesët origjinale vetëm për rreth 5000 ofrues të autorizuar të shërbimit dhe 2800 ofrues të pavarur të shërbimit të riparimit.

Vlen të përmendet se ofrimi i një opsioni nga Apple për ata që duan të bëjnë riparimet e tyre vëtë erdhi pasi mbrojtësit e të drejtave të konsumatorëve kërkuan "të drejtën për riparim" për të zgjatur jetëgjatësinë e telefonave inteligjentë për shumë vite.