Zohreh Koudaei, portierja e ekipit iranian dyshohet se është mashkull, ja çfarë thotë ajo

Dy ekipet kombëtare të grave ajo e Iranit dhe e Jordanisë u takuan në shtator duke dhënë më të mirën e tyre në fazën finale të Kupës së Azisë.

Në këtë ndeshje ajo që tërheqi vëmëndjen ishte portierja e kobmëtarës së Iranit, Zohreh Koudaei e cila shmangu dhe dy penallti duke sjellë dhe fitorën për ekipin e saj.

Por kjo nuk ndalon këtu pas përfundimit të ndeshjes Jordania i ka kërkuar Shoqatës Aziatike të Futbollit që të paraqes një test të identifikimit gjinor për ekipin iranian të femrave në mënyrë specifike për portjeren e tyre.

Ka qënë Princi i Jordanisë  Ali bin al-Hussein, i cili ka ka publikuar këtë letër dërguar Federatës Aziatike të Futbollit.

Në letër thuhet se megjithëse nuk është e detyrueshme që lojtarët t'i nënshtrohen kontrolleve të tilla, udhëzimet e përcaktuara nga Konfederata e Futbollit Aziatik rezervojnë të drejtën për të "hetuar dhe ndërmarrë veprimet e duhura nëse ka ndonjë dyshim për pranueshmërinë e një pjesëmarrësi".

Ai vazhdoi të sugjeronte se, duke qenë se “Ekipi i Futbollit të Femrave të Iranit ka një histori të identifikimit gjinor dhe dopingu ”, duhet të bëhet një hetim i pavarur.

Ndërsa vetë Koudaei është shprehur se është e vendosur të mos i mbajë krahët e kryqëzuara në lidhje me akuzat dhe ka kaluar në kundërsulm.

’Unë jam një grua. Ajo që po më bëni është bullizëm’ ka qënë përgjigja e portieres iraniane, duke mohuar kategorikisht akuzat se është burrë dhe ka vendos të ngrejë padi kundër Konfederatës së Futbollit të Azisë.