‘Foltorja është e paligjshme’/ Zekthi: Berisha e nisi jo si reflektim, por pasi e përjashtoi Basha

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi u shpreh se problemi me Foltoren është paligjshmëria e saj dhe se ish-kryeministri e nisi këtë lëvizje pasi e përjashtoi Basha.

Në një intervistë për RTV Ora, Zekthi tha se nisma e Berishës nuk ka ardhur si pasojë e reflektimit, por erdhi pas shpallës ‘non-grata’ dhe pasi u përjashtua nga Basha, por është nismë personale e tij.

Zekthi: Problemi im me Foltoren është që është e paligjshme, edhe pse thotë se çdo gjë është e pakundërshtueshme. Për çdo kundërshti të thonë se je i shitur ose i blerë. Na ndajnë si njerëz pro dhe kundër Bashës, por kjo është një gjë që unë e neveris. Unë mund të isha në Foltore nëse do të ishte e ligjshme në kuptimin e moralit publik dhe nuk do të ndodhte pas një shpallje non grata të Berishës, por si pasojë e një reflektimi të tij.

Që kjo të ndodhë nga shpallja non grata dhe pasi përjashtohet nga Basha, duke nisur këtë Foltore të paligjshme në mënyrë personale, unë nuk mund të jem në Foltore. Nuk mund ta mbrojnë çdo gjë që çdo gjë që thonë ata në Foltore se vetëm ata kanë të drejtë. Ku vend ka shumë probleme. Nuk mund të ngutemi në këtë rrugë, vetëm se është shpallur Berisha non gata. Foltorja luan me një linçim publik. Ai thotë se është një komplot i Sorosit. Thonë se republikanët janë kundër, por kongresmenët që erdhën në Shqipëri ishin në përkrahje të vendimi të SHBA.