‘Çdo ditë po ndihem më mirë’, Pele reagon për gjendjen e tij shëndetësore

Pele nëpërmjet një postimi në Instagram kë treguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Kohët e fundit ka qenë i shtruar në spital në Brazil dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka njoftuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij dhe ai çdo ditë e më shumë po ndjehet mirë.

“Miq, u bë një kohë që ne biseduam. Dua t’ju bëj të ditur se jam mirë. Ndihem më mirë çdo ditë. Nuk mendoj se maska ime mund të fshehë lumturinë time. Faleminderit shumë të gjithëve që më dërgoni energji të mira çdo ditë”, shkrua Pele në Instagram.