U shty për shkak të kualifikueseve në Amerikën e Jugut, caktohet data e ndeshjes Sevilla-Barça

Barcelona dhe Sevilla kanë zyrtarizuar këtë të mërkurë datën e planifikuar për takimin që do t'i vinte përballë më 11 shtator në Sanchez-Pizjuan. LaLiga ka vendosur që kjo ndeshje e prapambetur e javës së 4-të të luhet të martën më 21 dhjetor, në orën 21:30 në strofkën e Sevillia-s.

Mirëpo, ky vendim mund të avacrojë drejtuesit e Barçës, pasi skuadrës së tyre i duhet të udhëtojë për në Andaluzi vetëm dy ditë pas ndeshjes me Elçen.

Po ashtu edhe Sevilla ka një kalendar të ngarkuar, pasi do të luajnë shumë ndeshje të rëndësishme në La Liga (Real Madrid, Villarreal, Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid) dhe në Champions League (ndeshje vendimtare kundër Wolfsburgut dhe Salzburgut). Sipas gjasave, të dyja klubet pritet t’i dërgojnë nga një letër La Ligas për shtyrjen e ndeshjes.

Kujtojmë që ndeshja mes Sevillas dhe Barcelonës u shty për shkak të lojtarëve të përfshirë në kualifikueset e Amerikës së Jugut.