Burim Kukeli emërohet zëvendës-trajner i këtij ekipi në Zvicër

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli ka nisur një aventurë të re në Zvicër, teksa ditën e sotme u zyrtarizua te klubi i Ëil në rolin e zv.trajnerit.

Kukeli, prej vitit 2019 ka qenë në rolin e zëvendëstrajnerit dhe lojtarit te Kriens, mirëpo tashmë është fokusuar plotësisht në profesionin e ri, teksa ka marrë edhe licencën UEFA A.

Nga ana tjetër, edhe drejtori sportiv i Wil ka vlerësuar shqiptarin për profesionalizmin e tij.

“Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me vitet e eksperiencës që ka si lojtar me klubet dhe me natyrën e tij ambicioze, do të kontribuojë shumë në rritjen e klubit” theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser.