Aksident në Lezhë-Laç/ Makina përplaset me kamionçinën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Laç pranë Milotit.

Nga raportimet në terren mësohet se në aksident është përfshirë një ‘Benz’ dhe një kamionçinë. 

Gjithashtu ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidentit dhe po heton për shkaqet.