Historia e një sulmi të dhunshëm/ Hamraui tregon pasojat: Agresori më...

Skuadra e femrave të Paris SG është e tronditur prej një jave nga ajo që i ka ndodhur Kheira Hamrauit.

Futbollistja e PSG u sulmua nga dy persona të maskuar, të cilët kishin si qëllim të dëmtonin këmbët e saj. Fillimisht u mendua për një sulm të organizuar nga shoqja e skuadrës, e cila në ato momente ishte në makinë. Më pas, për Erik Abidal, ish-futbollistin e Barcelonës me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. E tashmë, mendohet se është bashkëshortja e Abidal ajo që ka organizuara gjithçka.

Një histori e pabesueshme, e denjë për një film. Por që ka lënë Hamraui të dëmtuar fizikisht, si dhe psikologjikisht, aq sa ajo i është nënshtruar prej dy javësh terapive me psikolog.

Së fundmi, “L’Equipe” ka mundur t’i marrë një deklaratë futbollistes së PSG-së, e cila ka rinisur stërvitjet individuale.

Hamraui u shpreh agresori synonte të godiste këmbët e saj për ta dëmtuar.

“Një preson që ishte në anën time më kapi dhe më nxori nga automjeti. Më pas, ai nxorri nga xhupi një shufër hekuri dhe më goditi direkte për të më detyruar të dilja nga makina. Unë rashë në tokë dhe më pas në anën e djathtë të rrugës. Agresori më goditi disa herë me një shufër hekuri. E kuptova që synonte këmbët e mia dhe po përpiqesha t’i mbroja me duar. (...) Skena zgjati për disa minuta, por mua më dukej sikur nuk mbaronte kurrë” , tha Hamarui e cila më pas tregoi pasojat e atij sulmi të dhunshëm.

Në foton e publikuar nga e përditshmja franceze shihet hematoma e rëndë në pjesën e mbrapme të kofshës ku është goditur si dhe një e çarë e shkaktuar nga goditja me shufër hekuri.