Vrasja makabre në Fier, Lapaj: Ne shohim përditë njerëz me probleme mendore në rrugë qytetesh, të trajtohen

Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për vrasjen në mënyrë të tmerrshme të Mateos 8-vjeçar nga Klodian Çalamani, 38 vjeç.

Lapaj theksoi se në Tiranë dhe në rrugë të qyteteve tona shikojmë njerëz, që dyshohet se kanë probleme mendore.

Ai shton se këta njerëz nuk duhet të lihen nëpër rrugë, por se duhet të merren e të trajtohen.

“Në parlament aktualisht ka nisëm ligjore, në lidhje me krijimin e data baze kombëtarë, që ka subjekte të kësaj fushe. Unë mendoj se kjo është masë e shpejtë që mund të merret. Por, mendoj se ky është problem që nis në familje, në shkollë etj.

Ne shohim përditë në Tiranë e qytete njerëz me probleme shëndetësore, duhen marrë e trajtuar. Çdo qytetar duhet të njoftojë institucionet për këta raste. Ne kemi inspektorin e lagjes brenda Policisë së Shtetit, që ka për detyrë që të bëjë skaner të secilit person dhe rrezikshmërinë, andaj individë të tillë duhet të mbahen nën një farë presioni pozitiv, që ata ta dinë se janë nën kontrollin e shtetit”, deklaroi Lapaj.