Vrasja e Mateos, Poli Hoxha: Po bashkëjetojmë me ‘bomba’, hallkat e shtetit nuk funksionojnë siç duhet

Fieri u trondit nga vrasja makabre e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga ana e 38-vjeçarit Klodian Çalamani.

Në lidhje me këtë ngjarje shokuese për opinionin publik shqiptar, gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço u shpreh se ne si shoqëri po jetojmë me “bomba”.

Hoxha theksoi se rasti tregoi se hallkat e shtetit nuk funksionojnë siç duhet.

“Këto krime janë në një situiatë kaq të dendur në vend, që nga 1992, me viktima fëmijët dhe me autorë njerëz që njihen nga institucionet. Ne jemi duke bashkëjetuar me ‘bomba’, që janë përherë gati të shpërthejnë. Në Rumani, kur ndodhi vrasja dhe përdhunimi i një fëmije, doli turma, pastaj presidenti dhe kryeministri, që thanë se kemi dështuar, u ngrit Task Forcë, për të parë ku qëndron problemi e kështu reagon një shtet serioz.

Del kryeministri këtu dhe flet si prokuror, tregon se fsheh plagën e madhe, të mosfunksionimit të sistemit, nga Prokuroria, policia, SHÇBA etj”, deklaroi Poli Hoxha.