Meta: Mbështetja buxhetore për pandeminë më e ulëta në rajon, prandaj s’miratova buxhetin e 2020

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka postuar në “Facebook” një tabelë, ku tregon se mbështetja buxhetore që Shqipëria i ka dhënë situatës së pandemisë, ka qenë më e ulëta në rajon.

Meta thekson se kjo është edhe arsyeja, se përse nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2020.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Mbështetja buxhetore direkte për pandeminë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, vazhdon të jetë më e ulta në rajon dhe në botë.

Për këtë arsye nuk mund ta dekretoja me shpallje “Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”. [🇦🇱]