VIDEO-SYRI TV/ Kriminaliteti tek fëmijët, kryegjyqtari i Shkodrës: Kemi dështuar në parandalimin e tyre

Institucionet e drejtësisë kanë dështuar të parandalojnë kriminalitetin tek të miturit. Këtë gjë e pohuan drejtues të gjykatës në Shkodër, të cilët deklaruan se kriminaliteti te fëmijët ka ardhur duke u rritur, ndërsa përgjegjës për këtë janë dhe gjykatat dhe prokuroritë.

Nga SYRI TV

Institucionet e drejtësisë në Shkodër pranojnë se kanë dështuar në gjykimin e krimeve tek të miturit. Këtë fakt e ka pohuar Arbër Çela, kryetari i gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër i cili theksoi se institucioni që ai drejton është në një fazë të neglizhencës për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin.

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, njofton se kriminaliteti tek të miturit ka një tendencë rritjeje, ndërsa pranon se përgjegjës për këtë janë dhe institucionet e drejtësisë.

Arbër Çela ka theksuar se vendimet e marra janë të sakta, por procedura jo, duke nënkuptuar se nuk goditet fenomeni apo nuk analizohen shkaqet e pasojave të krimeve apo veprave penale që të miturit konsumojnë.