U tall dhe ironizoi futbollistët e Shqipërisë, Lorik Cana e bën palaço komentatorin sportiv

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka reaguar pas deklaratës së komentatorit kosovar, Andin Lokaj.

Ky i fundit, pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, bëri një koment fyes në rrjetet sociale kundrejt shqiptarëve të Shqipërisë.

“Mendoni sikur të mos fitonim kundër këtyre që kur kemi luajtur ne kosovarët, ata vetëm ushtarë të Enverit kanë pasur në stadium”.

Kjo deklarata nuk i ka pëlqyer aspak Lorik Canës, i cili ka reaguar me anë të një “Story” në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke publikuar një foto të Andin Lokajt si palaço. Një veprim fisnik ky i ish-kapitenit të Kombëtares për të mbrojtur të gjithë shqiptarët kudo ku janë.