VIDEO/ Belind Këlliçi: Askush nuk e ndalon Kuvendin e 11 dhjetorit, Basha ka thirrur anti-Kuvend

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe atë të thirrur nga Basha.

Këlliçi thekson se askush nuk do e ndalojë dot Kuvendin e datës 11 dhjetor, duke shtuar se Lulzim Basha ka thirrur antiKuvend.

'Askush nuk e ndalon dot Kuvendin e datës 11 dhjetor. Janë 4 200 delEgatë, janë dorëzuar të gjitha formularët, në zbatim të statutit, të Këshillit Kombëtar të PD dhe Paloka është garantues i palëve.

Kuvendi i datës 11 është për bashkim, kurse ai i thirrur nga Basha është antiKuvend. Paloka ka bërë transparencë për firmat. Ka folur sovrani e këtu mbaron gjithçka.

Basha ka pasur mundësi që ta organizojë vetë i pari Kuvendin, gjë që nuk e ka bërë.

Gjithë fokusi është që të ndalet përçarja e PD, nuk kemi sot luksin që të humbim qoftë edhe një simpantizant të Partisë Demokratike. Ka pasur njerëz që janë arrestuar në protesta për të sjellë Bashën kryeministër dhe këta janë trupa më e rëndësishme.

Kryetari nuk qëndron më lart në PD, se partia ka institucione. Kryetari i Këshillit Kombëtar është mbi palët dhe është në të njëjtin kah me Bashën dhe po thotë hajdeni bujrum.

Basha ka konsumuar çdo aksion për të sjellë PD në pushtet, nën lidershipin e tij, Partia Demokratike ka djegur mandatet. Basha përdori çdo formë dhe nuk ia doli ta rrëzojë Ramën, andaj nuk ka çfarë të bëjë më', u shpreh Këlliçi.