Shkarkimi i Presidentit, Kushtetuesja e diskuton vitin tjetër

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës që do të mbahet për të vendosur për shkarkimin ose jo si President të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

Seanca plenare e Kushtetueses për Metën do të mbahet në 18 janar 2022, ora 10:00.

Kuvendi votoi më 9 Qershor 2021 për shkarkimin e kreut të shtetit shqiptar dhe miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, tani pritet vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.