Diego dhe Daniel, 'mrekulli e dyfishtë' për nënën Laura të infektuar me Covid

Emrat e tyre janë  Diego dhe Daniel, "një mrekulli e dyfishtë" siç i përcakton nëna e tyre Laura nga Fontaniva , një qytet i vogël në provincën e Padovës.

Gruaja dhe partneri i saj kishin humbur fëmijën e tyre të parë pikërisht një vit më parë.

 Më pas një shtatzëni e re, e vlerësuar menjëherë në rrezik nga gjinekologët.

 Për t'i komplikuar gjërat, përfshihet dhe COVID-19: Laura sëmuret dhe detyrohet të izolohet.  Mbrëmjen e 22 shtatorit të kaluar, gruaja nuk ndihet mirë dhe thërret ambulancën pas një përshkallëzimi të gjendjes së keqe dhe shqetësimeve. 

Tre profesionistë në Urgjencën e Cittadella vlerësojnë situatën dhe, pasi konsultohen me departamentet përkatëse të specializuara, e çojnë gruan e urgjencës në sallën e operacionit për një operacion cezarian. 

Shkëputja e placentës kërkon lindjen e parakohshme të foshnjave. 

Kështu, një vit pas humbjes së parë të fëmijës së parë, më 23 shtator - "Dita e Padre Pios" , siç thekson nëna - në orën 2.30 lindin vogëlushët Diego dhe Daniel.

Pavarësisht prematuritetit ato peshojnë 1.9 kg. 

Si masë paraprake, ata kaluan dy javë në inkubator të trajtuar nga i gjithë pavioni, Çerdhja dhe Pediatria e Cittadella-s dhe nga nëna e tyre, e cila pasi del nga spitali, kalon ditë të tëra në spital me ta. 

“Kam pasur një eksperiencë të pabesueshme me një ekip të mrekullueshëm të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë”, shprehet Laura.