Vrasja makabre/ Drejtoresha e shkollës: Mateo ishte fëmijë i shkëlqyer

Rezarta Alibeaj, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ku mësonte 8-vjeçari Mateo Vasiu është shprehur e tronditur për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gracalli.

Për mediat, Alibeaj ka folur shkurt dhe ka thënë se të gjithë janë të tronditur.

Ajo tregon se Mateo ishte një fëmijë i shkëlqyer dhe ishte në klasën e tretë.

“Një ngjarje e rëndë, një ngjarje që ka tronditur të gjithëve. I shprehim ngushëllimet familjes për humbjen e engjëllit të tyre. Ju lutem na mirëkuptoni. Mateo ishte në klasën e tretë, ishte një fëmijë i shkëlqyer”, tregon drejtoresha e shkollës “Thanas Ikonomi”.

Ndërkohë një tufë me lule zëvendësoi Mateon e vogël në bankën e klasës ku sot duhet të ulej për të marrë dije. Ai do të përcillet sot në banesën e fundit pasi fqinji i tij Klodian Çalamani e vrau dhe e groposi një ditë më parë.