Arrestohet modelja braziliane, drejtuese një grupi kriminal organizoi vrasjen e burrit të saj

Modelja braziliane Camila Marodin është arrestuar ditën e djeshme me dyshimin se është drejtuese e një grupi kriminal në Brazili dhe si autore e vrasjes së bashkëshortit të  saj Ricardo Mardin gjatë festës së ditëlindjes së djalit të tyre shtatë vjeçar.

Modelja ishte nën hetim prej një viti dhe gjatë hetimit policia gjeti në llogarinë e saj bankare 5 milion pesos.

Pas arrestimit të saj autoritetet braziliane ngrinë llogarinë e saj si dhe sekuestruan makinat e saja luksoze.

Policia gjeti gjishtashtu në momentin e arrestimit të saj dhe një arsel të madh armësh dhe shumë para.

Ricardo u vra nga katër persona të armatosur nga një makinë Volkswagen ngjyrë argjendi nga e cila ata zbritën për ta qëlluar disa herë, duke e vrarë atë në çast. 

Tre ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj Ricardo Marodin, ajo u shoqërua dhe për vrasjen e dy policëve Thiago Cesar Carvalho dhe Guilherme Antonio da Costa në lagjen Cajuru në Paraná, të cilët u qëlluan nga e njejta makinë që qëlloi bashkëshortin e modeles.