VIDEO/ Banori: Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan...

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fier, ku u masakrua një 8-vjeçar me lopatë, njëri nga komshinjtë e tij është shprehur se autori është një kriminel dhe duhet varur.

Ai u shpreh para gazetareve se Klodian Çalamani. 38-vjeçari tashmë i arrestuar nga policia, i ka përdhunuar edhe gruan e tij.

Banorët e fshatit Greçalli të Fierit shprehen se Klodian Çalamani, i cili vrau në mënyrë makabër 8-vjeçarin Mateo Vasiu, ishte person problematik. Sipas tyre ai ishte shpesh nën ndikimin e alkoolit dhe bënte gjeste të turpshme ndaj banorëve.