KRIMI HORROR NË FIER/ Del FOTO e monstrës pasi u arrestua nga policia

Është arrestuar nga policia autori monstër Klodian Çalamani, i cili mori peng fëmijën 8-vjeçar Mateo Vllasiu dhe e vrau me lopatë në Fier.

Krimi mori përmasa makabre pasi u zbulua se i mituri ishte groposur pranë shtëpisë së autorit. 

Policia ka shpërndarë foton e autorit të krimit monstruoz në momentin e arrestimit. 

Familjarët janë të tronditur nga ngjarja horror, ndërsa motivet e krimit janë ende mister.

Në banesën e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre ka pllakosur zia.