Manjani: Kemi 30 vite që bëjmë votime! Në Kosovë 'vota' ndryshon

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe i ka krahasuar ato me zhvillimet në Kosovë.

Krasta: Ka një lloj ritmike të reagimit tënd njerëzor? Në çfarë ore të ditës në të cilën e ndjen se duhet të japësh një reaksion personal në Facebook dhe: natyrisht ti merr ndjesinë se Kosova është ndryshe nga Shqipëria, në raportin e shtetit me individin dhe me zgjedhjet.

Manjani: Ka çështje që mendohen mirë para se të artikulohen dhe ngjarje reaktive të menjëherëshme. Kjo është një situatë e çmendur. Po i vëmë kapak kësaj çështje se dikush duhet të bëjë diçka. Çështjet politike, veçanërisht ato në Kosovë fillojnë me një ‘bahh, çfarë mallkimi’ për ne. Si ka mundësi që të konsiderohen zgjedhjet luftë, këmi frikë për të bërë zgjedhje. Kryetarët mendojnë për jetë a vdekje, punë e madhe që fitoi kundërshtari, ti do fitosh herës tjetër.

Krasta: Nuk mund ta lëmë te sjellja, sistemet duhet të ishin...

Manjani: Këta njerëz që nuk bëjnë spitale psikike bëjnë sisteme zgjedhore po aq të fëlliqura. Ne kemi 30 vite që bëjmë votime, i kemi nisur si zgjedhje por jemi kthyer në votues. Njerëzit janë vetëm votues, i presojnë, i patranazhojnë, dhe shkojnë i marin dhe votën. Pra nga vota jote nuk varet asgjë. Në Kosovë është e kundërta, pasi atje vota ndryshon. Rasti i Albin Kurtit ku Kosova i ka dhënë një shuplakë. Duhet ta gjejë Albini.