Shefi i Premier League drejt dorëheqjes: Kaos pas marrëveshjes me...

Presidenti i Premier League Gary Hoffman është gati të japë dorëheqjen pas presionit nga klubet angleze mbi menaxhimin e ligës për blerjen e Newcastle nga Fondi i Investimeve Publike të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Njoftimi pritet të vijë në ditët ardhshme dhe largimi i Hoffman vjen pavarësisht se Premier League do të sigurojë shifra rekord nga shitja e të drejtave televizive. Hoffman është përballur me kritika nga një numër klubesh të cilat janë shprehur se duhet të ishin informuar mbi ecurinë e negociatave të gjata me Newcastle.

Disa drejtues klubesh argumentuan gjithashtu se marrëveshja duhej të ishte bllokuar për shkak të situatës së të drejtave të njeriut të regjimit saudit.