‘Jemi tronditur’, banorja: Ja si e njoh autorin dhe familjen e viktimës

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Fierin dhe mbarë Shqipërinë.

Klodian Çalamani 38 vjeç ka rrëmbyer dhe vrarë një vogëlush 8 vjeç, që e kishte fqinj.

Banorët kanë thënë se janë të tronditur nga kjo ngjarje. Një grua, banore në zonë, ka thënë se autori ishte endacak dhe nuk punonte.

Sipas saj, ai jetonte vetëm, pasi babai i kishte vdekur e nëna i ishte martuar në Maqedoninë e Veriut.

Gruaja shprehet se familja e viktimës ishte e rregullt dhe se ka rritur fëmijët me vështirësi.

“Autori ishte endacak, nëpër rrugë, nuk punonte. I ati i ka vdekur, nëna është martuar në Maqedoni të Veriut, se ishin divorcuar që herët.

Ndërsa, të viktimës janë familje e rregullt shumë. Janë familje që mezi i kanë rritur fëmijët. Gruaja që denoncoi ngjarjen ka dy djem, njëri është në klasë të shtatë a të tetë dhe ky që ishte në të dytën. Babai i djemve punonte në ndërtim, me fukarallëk i ka rritur. Jemi tronditur të gjithë”, tha gruaja.