Krimi horror në Fier, adoleshenti: Nëse do i ndodhte vëllait tim, do e vrisja vetë

Në banesën e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre në Fier ka pllakosur zia.

Familjarët janë të tronditur nga ngjarja horror, ndërsa motivet e krimit janë ende mister. Klodian Çalamani e ka rrëmbyer djalin 8 vjeç dhe më pas e ka groposur në oborr të shtëpisë.

Fqinjë të vogëlushit kanë thënë se Çalamani ishte përdorues alkooli.

Një prej tyre ka deklaruar se nëse Çalamani do ia kishte vrarë vëllanë, do ta vriste vetë atë.

“Pinte pije alkoolike, skam dëgjuar, punonte ku të gjente. Jetonte në kushte të këqija, një tip kasolle ku jetonte, një godinë e vogël. Kemi frikë se sot ja bëri atij nesër mund të më bëjë mua”, dëshmia e një djali të ri.

“Di që është pijanec para ca vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar shumë sepse unë kam një vëlla të vogël, po të më ndodhte mua do ta vrisja vetë jo ta fusja në burg”, thotë një djalë tjetër.