Zhvillimet politike/ Meta thyen heshtjen, presidenti flet sonte për herë të parë pas 25 prillit

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ilir Meta flet për zhvillimet politike në vend, qeverisjen 'Rama' në mandatin e tretë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, shkarkimin e tij si dhe përplasjen e fortë Basha-Berisha. 

Si e komenton kreu i shtetit etiketimin se është pjesë e 'Trekëndëshit të Bermundës'?

Kush e prishi paktin PD-LSI?

Cila do të jetë e ardhmja e opozitës dhe presidentit pasi të përfundojë mandatin?

Do të kthehet Meta në krye të LSI? 

Për të gjitha këto, kreu i shtetit Ilir Meta do të flasë sonte në ora 20:45 në 'Ora e Betit', RTV Ora.