KRIMI MAKABËR - Kamerat filmuan 8-vjeçarin kur shkoi me biçikletë te shtëpia e autorit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli. 

Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla. 

Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t'i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori. 

Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit, pasi e ëma, F.V kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij. 

8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur. 

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.

Vite më parë Klodian Çalamani ka marrë peng dhe torturuar një vajzë 20-vjeçare.

Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 4 vite burg. 

38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore.