Foltorja e Fushë-Krujës/ Qytetari: Plagët e Shqipërisë u shtuan më shumë se plagët e Gjergj Elez Alisë

Foltrja e Fushë Krujës ka krijuar një atmosferë elektrizuese, pasi qindra demokratë kanë pritur ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

Në fjalën e tyre brenda foltores, qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre jo personale por kombëtare, pasi me Ramën dhe Bashën, plagët e Shqipërisë u shtuan më shumë se plagët e Gjergj Elez Alisë.

Qytetari: Doktor Sali Berisha mirë se erdhe në këtë foltore. E mbushe këtë sallë me emocionet e para të pluralizmit dhe të krijimit të PD bashkë me Azem Hajdarin. Na emocionove me thënë të drejtën. Në këtë sallë ka njerëz që janë lodhur. Një thirrje na bënte kryetari i partisë dhe ne ishim gati te çadra, në rrugë, kudo, na kishte te gazi që na ka pru shumë ngushhtë ai gaz. Por nuk qitëm asgjë në dritë. Na ka habit deklarata e nënkryetarit të LSI se djegjen e mandateve e mbeështeste Anxhela Merkel dhe se do kishte zgjedhje të parakohshme. U emocionuam gati fluturuam por gjithçka kishte qënë falso. Foltoret janë shtuar si orteg që ka grumbulluar shumë njerëz dhe do ta mari përpara pengesën që na pengon të ecim përpara. Ta shërojmë Shqipërinë nga plagët, nga tepsia dhe timoni i Ramës. Në vend që të shëroheshin plagët e Shqiëprisë, u shtuan më shumë se plagët e Gjerjgj Elez Alisë. Shpresa për ti shëruar këto plagë janë te lideri historik Sali Berisha. Doktor Sali Berisha koha të thërret në skenë, na prij, vërtet koha është e maskarenjve e Edi Ramës por Shqipëria është e shqiptarëve.

Berisha: Dua të theksoj dy gjëra, e vërteta është se foltorja u bë orteg, jo nga Sali Berisha por nga demokratët, nga ju, nga guximi juaj, nga idealet tuaja, nga vendosmëria juaj për tu ngritur dhe për të mos u pajtuar me këtë gjendje zhgënjimi maksimal, pesimizmi ekstrem por për tu kthyer në ato vlera që ka kultivuar PD dhe mbi të cilat ajo është lartësuar.

Përmendët një moment, ka një ngjashmëri shumë të madhe kjo lëvizje me vitin 1991, ku në vitin 1991 ne fituam qytetet por humbëm pasivisht komunat dhe PPSH mori 2/3, sindikatat filluan një grevë urie në Valias, mijëra metra nën tok, pastaj grev të përgjithshme, rrëzuan Nanon nga kryeministër, dhe u kërkua që PD të futej në qeverinë e stabilitetit, dhe ne një pjesë e bashkëpunëtorëve të mi u bënë ministra. Të them të drejtën aty ne po na përthithte PPSH, ministrave po i ëmbëltohej karrigia, njerëzit ndryshim nuk shihnin, dhe konstatoj se ne si PD ishim në rrezik të madh, po shuheshim.Pse do na besonin ne, ne ishim qeveri jo më opozitë. Në shtator të 1991, vendosëm të fillojmë protestën. Por protestë kundër kujt, ne ishim në qeveri. Protesta kundër kriptokomunistëve, e ftoj te stadiumi Dinamo. Erdhën mijëra qytetarë shumë të revoltuar. Aty kuptova se ne kishim humbur rrugën, kishim humbur drejtimin me qytetarët dhe nga ai miting, filluan foltoret në mbarë Shqiëprinë si këto sot, ku edhe këtu kemi ardhur. Në 27 nëntor bëjmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku kishte dy grupe të kundërta, ai që donte të qëndronte në qeveri që ishin ambientuar dhe ata që donin largimin e menjëhershëm nga qeveria. I çuam një ultimatum Ramis Alisë dhe në 4 dhjetor dolëm nga qeveria. Më pas disa nga ministrat bënë deklaratat më të egra për Sali Berishën por i qëndruan votimit. Nuk u larguan nga PD. Të bashkuar i dhamë vendit fitoren më të thellë në 22 mars. Këtë bëmë ne 3o vite më parë, kurse sot peng kryetari mendon se mund të dëmtojë PD me Kuvendin e tij. I them Ramës që mos guxo të marësh peng selinë e PD, mbaje peng kryetarin, por do kesh probleme shumë të rënda.