VIDEO/ Xhelozi? Evi Kokalari i përgjigjet Grida Dumës, zbulon edhe dhuratën për Gjekmarkajn

Evi Kokalari iu përgjigj akuzave se ajo e sulmon Grida Dumën për shkak se është xheloze për të. 

Nga 'Foltorja' e Fushë Krujës Kokalari tha se nuk ka xhelozi për njerëz, që siç u shpreh ajo, janë të pamoralshëm. 

Gjithashtu, Kokalari kishte një përgjigje edhe për deputetin Agron Gjekmarkaj, të cilit tha se do t'i bënte një dhuratë. 

"Për Grida Dumën më kanë akuzuar se jam xheloze. Por nëse unë kam xhelozi për një njeri që unë personalisht e quaj jo të pastër dhe të pamoralshme, këtyre njerëzve u ka ikur mendja vendit. Doja të flisja dhe pak për individë si Gjekmarkaj dhe Mërtiri, që qenkan pedagogë në fakultete. Më bën çudi si prindërit çojnë fëmijët t'i edukojnë këta individë. Më vjen mirë që Gjekmarkaj do të ikë kur z.Berisha të bëhet kryetar i PD dhe kur të ikë kam një dhuratë për të, që ai do ta kuptojë shumë mirë, një shishe bosh. Se mua më konsideroi si një shishe që rashë nga qielli dhe asnjë s'po e kuptohet për ça duhesha", tha Kokalari.