COVID19/ MSH: 7 humbje jete dhe 587 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, janë shënuar 7 humbje jete nga Covid. 

Sipas MSH, edhe 587 qytetarë janë infektuar me koronavirus. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 8,317 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         587

Të shëruar në 24 orë       696

Të shtruar në spitale       166

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 3662

Testime totale              1,355,929

Raste pozitive                193,856

Raste të shëruara            182,535

Raste Aktive                     8,317

Humbje jete                      3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4413

Fier                822

Gjirokastër      479

Durrës             455

Shkodër         450

Berat               406

Vlorë                392

Elbasan            340

Korçë              240

Lezhë              171

Dibër                79

Kukës              70