‘Ushtarë të Soros’/ Noka plas bombën: Basha me Veliajn, presion delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

Deputeti Flamur Noka ka bërë deklarata të forta ku hedh akuza se Erion Veliaj  po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Në një intervistë në Ora News, Noka akuzoi Velinë se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, duke i bërë presion demokratëve që të mos shkojnë në kuvendin e 11 dhjetorit por në atë të 18 dhjetorit. 

Ai quan edhe Bashën ushtarë të George Soros që synon të mbajë Ramën në pushtet por se më 11 dhjetor PD do të prezantojë platformën për regjimin Rama - Basha. 

Pyetje: Gazmend Bardhi thotë se nuk i keni 4200 firmat

Noka: Bardhi është ngujuar në bunker me Bashën e njohin vetëm perimetrin e bunkerit. Baza është tjetër. Nga bunkeri nuk mund të njohësh kurrë realitetin.

Pyetje: A ka nisur punën Basha për mbledhjen e kuvendit 18 dhjetor? Ju me informacionet që keni në terren a ka probleme apo presione për eksponentët që të marrin pjesë

Noka: Presionet nuk kanë pushuar por më vjen mirë që asnjë nuk do tia dijë për presionin e ushtarëve të George Soros. Është e qartë ushtarët e George Soros po tentojnë të mbajnë peng PD-në për hesap të Edi Ramës me qëllim që ai të përjetësohet në pushtet. Demokratët janë ndërgjegjësuar dhe nuk pyesin.  Më 11 dhjetor do të jetë kuvend demokratësh të pastër e të lirë që e duan PD-në dhe Shqipërinë.

Pyetje: A mund të shkojmë në një kalvar përplasjesh të gjatë në gjykata?

Noka: Më 18 do shikoni ushtarët e Georgë Soros në minorancë qesharake që do i braktisin të gjithë demokratët vetëm po e mbushën me njerëz të PS-së. Vetëm po i ndihmoi Edi Rama. Tani që po flasim kam informacion pafund se në Tiranë Erion Veliaj ka shpërndarë ushtarët e tij duke i bërë presion apo duke i kërkuar të bëjë favore delegatëve në shkëmbim të mospjesëmarrjes më datën 11 dhe pjesëmarrjes më 18 dhjetor. Dihet tashmë Erion Veliaj është një nga luftëtarët më të zjarrtë që peng kryetari ka për mbledhjen e kuvendit të 18 dhjetorit. Gjithashtu shumë titullarë të qeverisë së zotit Rama janë duke luftuar kundër pjesëmarrjes në datën 11 dhe pjesëmarrjen më 18 dhjetor.

Pyetje: Po thoni se zoti Veliaj po ndërhyn?

Noka: Po në fshatrat e Tiranës, i kam me emra. Janë thirrur delegatë nga njerëzit e Erion Veliajt, duke I bërë presion, qoftë duke i thënë që do ju favorizojmë me leje ndërtimi apo vende pune të familjarëve në shkëmbim të mbështetjes së Lulzim Bashës. Kemi dhe emrat dhe do i shpallim kush ka bërë këtë pazar. 

Në 11 dhjetor do të shkojmë në Kuvend për të shpalosur një plaformë që do të rrëzojë regjimin Rama- Basha.

Foltorja sot do të jetë me demokratët e Fushë Krujës dhe Krujës.