Sergio Ramos pranë debutimit me PSG-në, futbollisti nis stërvitjen me ekipin

Mbrojtësi Sergio Ramos do të bëjë paraqitjen e parë me PSG-në, pasi u rikthye nga lëndimi.

Ramos ka pasur një makth në fillimin e karrierës, ku u transferua si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës.

Spanjolli ka humbur më shumë se 30 ndeshje edicionin e kaluar dhe nuk ka pasur fat as këtë sezon.Ramos ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për PSG-në nga lëndimi që pësoi në verë, por pas afro katër muajve, më në fund është pranë debutimit.

Sipas "Diario AS", Ramos vazhdon me stërvitje të plotë me bashkëlojtarët dhe për herë të parë ka kryer stërvitje të plotë javore me grupin që prej kalimit te “Parisienët”.

Mbetet të shihet nëse do jetë gati për ndeshjen ndaj Nantes në vikend, ose do jetë gati për ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve para përballjes me Saint-Etienne në Ligue