VIDEO/ Prokurori i drejton armën automatike jurisë gjatë gjyqit, zbulohet arsyeja

Prokurori amerikan Thomas Binger, ndodhet në qendër të vëmendjes së publikut, për shkak të veprimit të tij të paprecedentë për të marrë armën duke ia drejtuar jurisë.

Prokurori Binger e bëri këtë veprim për të sqaruar rrjedhën e ngjarjes së rëndë gjatë seancës së 18 vjeçarit Kyle Rittenhouse, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë një proteste në vitin 2020 dhe plagosi një të tretë.

Vendimi për Rittenhouse pritet të jepet sot dhe qyteti i Kenoshas, në Uiskonsin, është në gjendje alerti për shkak se cilido qoftë ai, pritet të ketë protesta nga palët.

Pamjet e prokurorit me armë në dorë, drejtuar jurisë u komentuan si shkelje e rregullit numër 1 për sigurinë e armëve, sipas të cilit arma nuk i drejtohet askujt dhe asgjëje, qoftë e mbushur apo jo.

Adoleshenti mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor, ndërsa pala mbrojtëse pretendon se qëlloi për të mbrojtur veten pasi po sulmohej.