Shpërthen bombola e gazit në Shijak, plagoset 68-vjeçari

Policia informon se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shijak.

Sipas policisë, si pasojë është plagosur lehtë një 68-vjeçar me inicialet R.B.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.