VIDEO-SYRI TV/ Ministria e Drejtësisë kallëzohen në SPAK, 7 zyrtarë të Kadastrës

7 punonjës të Kadastrës çohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm Durrës. Gjithashtu një tjetër rast i shpërdorimit të detyrës nga punonjësit e kadastrës është evidentuar në Tiranë ku prona shtetërore i ka kaluar personave pa asnjë certifikatë pronësie.  

Nga SYRI TV

Ministria e drejtësisë ka dërguar në SPAK 6 punonjës të Kadastrës në Durrës. Ata legalizuan një kat shtesë sipër një kopshti në njësinë Ishëm pa një planë teknik duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një deklarate për shtypë këtë të martë nga vet Ministri i drejtësisë ULsi Manja.

Një tjetër rast është dërguar në prokurori nga ana e Ministrisë së drejtësisë pas implikimit në ndryshimin e pronësisë të një pasurie në kundërshtim me ligjin. Manja është shprehur se Punonjësit e kadastrës së Tiranës kanë tjetërsuar pronën në 3 pronarë të ndryshëm

Ministri tha se në Agjencinë Anti Korrupsion ka edhe 128 denoncime të tjera që do të ndiqen me kujdes. Manja ka pasur një apel për të gjithë punonjësit e kadastrës, sidomos ato kryesore ku rastet janë më problematike, ku tha se të mos lejojnë që kolegët e korruptuar që kanë hesape të hapura me korrupsionin, të mos fusin duart në arkivat e kadastrës.