U martuan pak ditë më parë, por bashkëshorti i Paris Hilton paska një vajzë 9 vjeçe

Paris Hilton u martua para disa ditësh në një dasme madhështore me partnerin e saj, Carter Reum.

Ajo ndau shumë video dhe foot në rrjete sociale duke na lënë të kuptjmë kështu se gjithçka në ceremoni ka shkuar më së miri.

Mirëpo, në mediat rozë prej disa ditësh po qarkullon lajmi s epartneri i sja është babai i një vajze 9-vjeçare të cilën  e ka parë vetem një herë kur ajo ka lindur.

 Nëna e vajzës është Laura Bellizzi, një yll i reality shoë nga “Secrets of Aspen” dhe kishte një lidhje të shkurtër me aktorin Mel Gibson.

Një vendase nga Çikago, siç është Reum, ajo jeton në Kaliforni me fëmijën.

“Njerëzit për të cilët kjo histori ka rëndësi, kanë ditur për të për 10 vjet. Carter e mbështet këtë fëmijë. Ndërsa ai nuk ka një marrëdhënie tradicionale baba-bijë me të, ai e ka siguruar atë që kur lindi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha një zëdhënës i Reum.