Këngëtarja Besa Kokëdhima përfundon në spital!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka publikuar sot një foto të saj në Instastory në të cilën shfaqet e shtrirë në një shtrat në spital duke shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj.

Besa shfaqet me një serum, sepse siç ajo vetë ka zbuluar, shkak i kësaj gjendje të rënduar shëndetësore është helmimi nga ushqimi.

Krahas imazhit, ajo ka shkruar: “Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do iki të jetoj si pirate në det”.

Kështu, artistja zbuloi se jo vetëm helmimi, por edhe viruset kanë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Edhe pse është shkëputur prej një kohe relativisht të gjatë nga tregu muzikor, Besa ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të vijë me një projekt të ri.

Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram disa foto, të cilat i ka realizuar posaçërisht për albumin e saj të ri.