VIDEO-SYRI TV/ Xhafaj e Braçe në sulm kundër qeverisë Rama, kritika dhe akuza

Koncesionet dhe tenderat sekretë të qeverisë, janë kthyer në shqetësim edhe për vetë socialistët. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi që të ndalohen me ligj tenderat dhe koncesion që prekin buxhetin, ndërsa ish-zv. Kryeministri Erjon Braçe akuzoi qeverinë se me taksa po dëmton bujqësinë.

Nga SYRI TV

Akuzat për koncesionet dhe tenderat sekretë, ndaj qeverisë, në kuvend, nuk i bënë vetëm deputetë e opozitës, por edhe përfaqësues të mazhorancës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, mbrojti një ditë më parë, kontratat e partneritetit publik privat, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i bëri thirrje qeverisë të rishikojë ato koncesione apo tendera që prekin buxhetin publik.

Me një fjalim, Fatmir Xhafaj vrau dy zogj. Kjo pasi ish-ministri i kujtoi prokurorëve të SPAK se janë njerëzit më të paguar në Shqipëri dhe duhet të justifikojnë statutin e tyre duke kthyer besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi.

Edhe ish-zv/ kryeministri Erion Braçe, kishte rezerva për buxhetin e qeverisë Rama. Braçe theksoi se ndryshimet në paketën fiskale dëmtojnë bujqësinë.

Partia Demokratike deklaroi votën kundër buxhetin dhe paketës fiskale për vitin 2022, me argumentin se 113 milionë euro do të shkojnë në duart e disa biznesmenëve të lidhur me qeverinë.