VIDEO/ Korreshi në SYRI TV: Të përfitosh nga skenat e AZHBR-së duhet të bësh gati topin me lek

 Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ ku foli për shqetësimet e fermerëve.

Dori: Unë dua ta shoh nga këndvështrimi i konsumatorit në kryeqytet të cilët po përballen me çmime shumë të larta dhe të frutave dhe perimeve të sezonit si kurrë më parë. E gjithë kjo që kërkoni ju a mund të çojë në një ulje të ëmimit ose në çuarjen në terma reale të çmimit për blerësit në kryeqytet apo mendoni vetëm për vete?

Korreshi: Unë nuk jam fermer por jam gjithë ditën me fermerët. Ta shpjegoj teknikisht se çfarë preceptoj unë si politikan. Asnjëherë fermeri nuk ka tendencën ta shesi shumë shumë fish mbi kosto produktin  ushqimor. Pra në qoftëse do të ishte domatja për shembull 300-400 lekë në kosto, fermeri e ka tendencën të fitojë 20-30 përqind mbi këtë, pra domatja do shitej deri në 600 lekë. Në qoftëse ne rregullojmë tregjet, në qoftëse ne do të kemi çmime që do të thotë 800 lekë femeri do të duhet të marrë 70- 80 përqind, pasi ke kosto të rrugës por fatmirësisht nga Myzeqeja në Tiranë janë 85 kilometër që nuk është një kosto stratosferike për nxjerrjen e produktit kështu që duhet të marrë 15-20 përqindëshin e saj. Por ka dhe një problem tjetër grumbulluesit këtu sepse një produkt i brendshëm për shembull marrim  domaten sikur me zero lek ta çojë tregtari nëse nisen për eksport dhe disa paleta i ngelin dhe nuk mund të nisë një kamion për dy paleta dhe ta shes në tregun e brendshëm ai do të tatohet me 20 përqind me TVSH domethënë do të dalë që aty me 200 lekë  është diçka që duhet të rregullohet se nuk bën duhet të ketë një llogjik ekonomike.

Dori: Ju z. Korreshi jeni në parlament dhe dje i çuat në mënyrë simbolike disa produkte të Lushnjes kolegëve tuaj deputet por gjithësesi a ka një ndjeshmëri nga ana e tyre për ta ndryshuar këtë situatë?

Korreshi: Unë e thashë dhe në fjalimin tim, njëra prej deputeteve kolege të Partisë Socialiste ka shkuar tek bordi dhe është takuar me fermerët e protestët por nuk e ka dëgjuar asnjë dhe nuk ka guximin të shkojë tek Edi Rama dhe ti thotë: o zotëri këto janë kërkesat, hajde ti gjejmë zgjidhje. Vetë Ministria e Bujqësisë ka frikë të shkojë tek kryeministri.

Flavio: Po flasim për një Ministre Bujqësie e cila që është akuzuar gjatë kohës kur udhëhiqte AZHBR-në për ca skandale të vogla me fermerët?

Korresha: Pse të vogla  janë goxha të mëdhaja.

 25 përqind nuk janë shumë? shprehet me ironi Flavio

Korreshi: Jo 25 përqind dini ju por 40 thonë këtej.

 

Falvio: Qartë domethënë kanë dhënë 100 lekë i kanë marrë 40 përqind nëpërmjet AZHBR-së po flasim për Krifcën apo jo?

Korreshi: Paradhënie, çfarë thonë këtej

Falvio: Na e shpjegoni me fjalë më të thjeshta. Pra AZHBR-ja presupozohet që merr para për të ndihmuar fermerët. Shpjegoja dikujt që e dëgjon për herë të parë këtë histori?

Korreshi: Pse për herë të parë. Unë nuk besoj se ka nga Lushnja që dëgjojnë për herë të parë se nëse do të përfitosh nga skenat e AZHBR-së duhet të bësh gati topin për ta çuar që të marrësh por paradhënie se nuk kanë besim se kur do ti tërheqësh lekët do ti çosh.