VIDEO-SYRI TV/ Plehrat ‘pushtojnë’ Gjirokastrën, qytetarët: Jemi lodhur me premtime boshe

Banorët e Gjirokastrës kanë ngritur alarmin pasi ndotja nga mbeturinat po mbizotëron të gjithë qytetin. Të intervistuar nga SYRI TV ata theksojnë se pavarësisht thirrjeve të shumta që i kanë bërë bashkisë deri më tani askush nuk ka vënë dorë.

Nga SYRI TV

Gjirokastra është një nga qytetet më të ndotura të vendit tonë ku pavarësisht se është apeluar disa herë në media deri më tani bashkia nuk ka marrë asnjë masë.

Të intervistuar nga SYRI TV banorët e lagjes ‘Gerhot; e cila ndodhet vetëm 50 metra larg qendrës së qytetit ankohen për erën e rëndë në zonë.

Sipas banoreve të zonës hedhja dhe mbetjeve në këtë zonë i shqetëson se tepërmi ndërsa është njëe burim i sigurt infeksioni.

Ata theksojnë se edhe pse kanë dërguar me dhjetëra ankesa, bashkia e Gjirokastrës nuk ka asnjë plan konkret për menaxhimin e mbetjeve në këtë qytet, ndërsa situata është e njëjtë në çdo lagje të qytetit.