Hoqi dorë nga titulli mbretëror për hir të dashurisë, princesha e Japonisë nis jetën si e zakonshme në SHBA

Princesha e Japonisë ka hequr dorë nga titulli i saj për t’u martuar me të dashurin e saj.

Ata mbërritën në New York ku do të nisin jetën si njerëz të zakonshëm.

 

Mako Komuro, babai i të cilës është trashëgimtar i fronit të perandorit japonez Naruhito, është larguar nga Tokio, disa javë pasi regjistroi martesën e saj me të fejuarin Kei Komuro, pa bankete madhështore martese apo celebrimet tipike që shihen me anëtarët e familjes mbretërore.

 

Ligji japonez kërkon që mbretërorët të heqin dorë nga titujt e tyre nëse martohen me dikë jashtë linjës mbretërore të gjakut.

Për të dy 30 vjeçarët po bëhen me martesën e princit britanik Harry e ish-aktores amerikane Meghan Markle, pasi dyshja japoneze ka përmendur si arsye të largimit ‘trajtimin e tyre nga mediat vendase’.

 

Por, ka një numër princeshash të njohura që kanë hequr dorë nga titulli i tyre për t’u martuar me burra jashtë linjës mbretërore.

Largimi i Mako është nga të paktët që ka shkaktuar zemërim të gjerë publik.

 

Çifti ishin njohur në universitet dhe janë ndjekur vazhdimisht nga mediat e publiku që prej njoftimit të fejesës së tyre, katër vite më parë.

Martesa e tyre u shty disa herë prej datës fillestare të njoftimit, në 2018, pas lajmeve skandaloze të mediave japoneze se mamaja e Komuro nuk kishte paguar një borxh ndaj ish-të fejuarit.

 

Doktorët e pallatit mbretëror thanë se lajmet skandaloze për të fejuarin, kishin bërë që princesha Mako të krijonte simptoma të stresit post-traumatik.