Martinez shpjegon pse Hazard u kthye më herët te Real Madridi

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka shpjeguar pse sulmuesi Eden Hazard është rikthyer më herët në shtëpi nga grumbullimi me Kombëtaren.

Hazard zhvilloi 60 minuta në fitoren ndaj Estonisë, duke ndihmuar Belgjikës të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës.

Por, para ndeshjes së sotme ndaj Uellsit, sulmuesi është rikthyer te Real Madridi.

Martinez zbuloi prapaskenat e këtij vendimi, duke thënë se ishte planifikuar.

“Plani ishte që nëse kualifikohemi për Kupën e Botës, Hazard do zhvillojë vetëm një ndeshje dhe ne e lejuam të luajë 60 minuta. Tani, ai mund të përqendrohet te Real Madridi ku do këtë disa ndeshje radhazi.

Për të është e rëndësishme që të luajë te Real Madridi për të rikthyer ritmin e ndeshjeve, pra të luajë një ndeshje me ne ishte ideale që Hazard të gjejë një pjesë të ritmit”.

Ndërkohë, Hazard ka dështuar te Real Madrid deri tani, ku është prapa Vinicius Junior dhe Rodrygo në zgjedhjet e Carlo Ancelottit.