Ndryshe dhe me flokë të gjatë/ Granit Canën e paskemi njohur 7 vite më parë në klipin e këngëtares së njohur

Granit Cana është një nga ish-banorët më të përfolur të ‘Big Brother Vip’.

Ish-futbollisti nga Kosova, u përfshi në debate për shkak të raportit të tij me Fifin, gjë e cila sipas të ndjekësve është arsyeja që e penalizmi.

Para pak ditësh ai u eliminua nga gara.

Por, me Granitin ne qenkemi njohur 7 vite më parë.

Me flokë më të gjatë dhe shumë më i ri ish-futbollisti ishte shfaqur në videoklipin e këngës “Te amo”, të Orinda Hutës.

Ka qenë gazetari Ervin Kurti, që përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar një gjë të tillë duke thënë se Graniti ka shumë humor dhe energji pozitive.