Nënë për herë të parë? Rina surprizon me barkun e rrumbullakosur

Prej shumë kohësh, këngëtarja Rina Balaj është në lidhje me reperin Sin Boy.

Ajo ka qenë duke u marrë me albumin e saj më të ri, e nuk ka folur ndonjëherë për hapa të mëtejshme në marrëdhënie apo për tu bërë nënë.

 

Mirëpo, Rina i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në “Instagram”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet me barkun e rrumbullakosur, por është kujdesur të shuajë spekulimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

 

Foto është e edituar nga fansat e saj, të cilët mezi presin të shohin me një bebe.

Ajo e ka shpërndarë këtë imazh duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshura. Po ashtu, ka shkruar “Cute”.